Trajneri nën presion Mikel Arteta e ka përgatitur skuadrën të mërkurën para duelit në Ligën e Evropës në Grupin B kundër Rapid Viennas.
“Revolveristët” që nuk kanë formë aspak të mirë janë në pozitën e 14 në ligë. Megjithatë, e kanë siguruar vendin për fazën e nokautit në Ligën e Evropës me katër fitore nga po aq ndeshje. Kundërshtari i tyre është në vendin e tretë, me gjashtë pikë sa ka vendi i dytë Molde, ndërsa Dundalku është në vendin e fundit pa pikë.
David Luiz do të mungojë të enjten pasi është duke u shëruar pas përplasjes me kokë që e pati në Premier League kur humbi 2:1 nga Ëolverhamptoni. Madje sulmuesi Raul Jimenez në atë përplasje e pësoi më keq, duke iu nënshtruar operimit. Në duelin Arsenal – Rapid Vienna do të jenë të pranishëm 2 mijë tifozë të Arsenalit. Stadiumi “Emirates” do të mbushet me tifozë për herën e parë që prej 7 marsit.