Mikel Arteta ka thënë se është i lumtur dhe krenar që drejton klubin e Anglisë, Arsenal. Ai ka thënë se Barcelona ka një trajner të mirë. Ditë më parë u raportua se Barcelona e sheh si zëvendësues të Xavit trajnerin spanjoll, Mikel Aretan.
“Ajo që mund të them është se jam jashtëzakonisht i lumtur dhe krenar që jam këtu ku jam”, ka thënë Areta, raporton të martën “Sky Sports”. “Barcelona është në një rrugë vërtet të mirë, ata kanë një trajner fenomenal, një trajner që është një legjendë në klub dhe ka ngritur të gjithë vendin”.
Trajneri 40-vjeçar si lojtar ka luajtur për ekipin B të Barcelonës.