Trajneri i Malishevës, Arsim Thaçi, është shprehur i kënaqur me angazhimin e lojtarëve, por jo edhe me gjykimin e ndeshjes nga gjyqtari Genc Nuza.
“Në pjesën e dytë e kemi merituar fitoren duke pasur parasysh se çfarë skuadre cilësore kemi pasur përballë dhe mund të realizojnë. Ne jemi skuadër e re krijuam raste shumë, por nuk arritëm të shënonim. Dy ndeshjet e fundit të gjyqtarit që na ka gjykuar, kanë qenë më të dobëta. Është për çudi, ka shumë vendime të cilat nuk kanë të bëjnë me cilësinë e një gjyqtari siç është Genc Nuza, pasi gjithmonë dëshiron ta vë veten të parin”, ka deklaruar Thaçi.
Artikuj të ngjashëm