Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali s’di për fitore

Skuadra e Arsenalit ka pësuar disfatë nga Evertoni në ndeshjen e sotme.

Vendasit fituan me rezultat 2-1, ndërsa sipas statistikave, Arsenali pati më tepër raste shënimi.

Goli i parë erdhi në minutën e 22-t, ku Rob Holding, shënoi në portën e gabuar, duke ia dhënë Evertonit epërsinë.

Shifrat i barazoi sulmuesit Nicolas Pepe, që nga pika e bardhë shënoi për 1-1.

Mirëpo, vendasit morën përsëri lojën në dorë dhe pak para fundit të pjesës së parë, shënuan përmes Yerry Mina.

Edhe Arsenali fiton në fund për të vazhduar marshin drejt titullit Futboll 4 muaj më parë Arsenali fiton në fund për të vazhduar marshin drejt titullit

Me këtë disfatë, Arsenali bie në pozitën e 15-t me 14 pikë të tubuara ndërsa Evertoni është në të 2-n, me 26 sosh.

Skuadra e Mikel Artetas nuk di për fitore tash e disa javë rresht. Fitoren e fundit në Premier League e ka bërë ndaj Manchester Unitedit, më 1 nëntor, me rezultat 1-0.