Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali rivalizon Tottenhamin për kapitenin e Salzburgut

Pas Tottenhamit, edhe Arsenali është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Salzburgut, Marcel Sabitzer, raporton ESPN të enjten.

Mësohet se trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta po kërkon me ngulm transferimin e mesfushorit 26-vjeçar, që e sheh si lojtar shumë të përshtatshëm për sistemin e tij të lojës.

Arsenali është i gatshëm të paguajë klauzolën e lirimit të Sabitzerit në vlerë prej 50 milionë eurosh, por ka hasur në konkurrencën e fortë të Tottenhamit. Sabitzer ka kontratë me Salzburgun deri në vitin 2022, kurse këtë edicion ka tri gola e po aq asistime në 16 ndeshje në të gjitha gara.