Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali pranon largimin e Sanchezit te PSG-ja, nëse Draxler përfshihet në ofertë

Arsenali raportohet se është i hapur për një marrëveshje që mundëson shitjen e Alexis Sanchezit te Paris Saint-Germaini.

Besohet se klubi anglez do të lejojë largimin e kilianit para fundit të këtij sezoni, nëse në ofertë përfshihet Julian Draxleri.

Edhe Manchester City është i përfolur në lidhje me transferimin e Sanchezit, me ofertë të majme në ditën e fundit të afatit kalimtar, por që dështoi sepse Arsenali s’gjeti zëvendësues.

Tani, sipas “DailyStar”, PSG është gati për të bërë lëvizjen në afatin kalimtar të dimrit.

Sanchezi do të jetë lojtar i lirë nga vera e ardhshme.

Artikuj të ngjashëm