Arsenali po mendon për transferimin e qendërmbrojtësit anglez të Manchester Cityt, John Stones, bën të ditur “Goal.com” të enjten, transmeton Koha.net.
Stones 25-vjeçar pritet të largohet nga City në verë, pasi nuk po ka hapësirë të mjaftueshme.
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka punuar nga afër me Stonesin te City, në kohën kur ai ishte ndihmës-trajner i Pep Guardiolas. Arteta është i gatshëm të bëjë ofertë për transferimin e Stonesit këtë verë.
Stones në total këtë stinor ka luajtur 20 ndeshje, 12 prej tyre në Premier League. Kontrata e tij me Manchester Cityn skadon në verën e vitit 2022.
Artikuj të ngjashëm