Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali pëson disfatë në shtëpi, mposhtet nga Leicesteri

Arsenali ka pësuar humbjen e radhës në këtë sezon të Premier Ligës. Ai është mundur nga Leicester City me rezultat minimal 0-1.

Dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes, Jamie Vardy ka befasuar skuadrën e Mikel Artetës duke shënuar golin e vetëm në këtë ndeshje. Aksioni filloi nga mesfusha ndërsa asistues i golit ishte turku Cengiz Under, raporton KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi ishin pjesë e ndeshjes. Ky i fundit kishte zëvendësuar David Luizin në minutën e 49-të. Pas kësaj disfate, Arsenali renditet në pozitën e 10-të me nëntë pikë ndërsa Leicesteri në të katërten me 12-të pikë.

{gallery}