Presidenti i klubit të Lyonit, Jean-Michel Aulas, ka konfirmuar se Arsenali ka bërë ofertë për sulmuesin Alexandre Lacazette.
Londinezët janë në kërkim të një qendër sulmuesi dhe kanë kthyer vëmendjen kah 26-vjeçari, i cili ka konfirmuar se do të largohet nga Lyoni.
Francezi ishte marrë vesh me Atletico Madridin mirëpo bllokimi i transferimeve nga FIFA për këtë klub, ka pamundësuar kalimin e tij në Spanjë, duke i dhënë rast Arsenalit që të bëjë ofertë për të.
“Alexandre Lacazette mund të largohej. Ne patëm bisedime me Atleticon. Gjërat nuk shkuan mirë. Tani kemi një ofertë të mirë nga Arsenali. Por ne duam qëndrimin e tij”, ka thënë Aulas.