Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali nuk e di kohën e kthimit të Welbeckut

Arsenali ka njoftuar se sulmuesi i klubit, Danny Welbeck, ka hyrë për herë të dytë në operacion në nyjën e këmbës së djathtë, por nuk ka treguar sa gjatë do të mungojë lojtari.

Sipas një njoftimi të klubit, dy operimet kanë shkuar mirë, ndërsa tash lojtari ka nisur rehabilitimin.

“Akoma është herët për të treguar sa gjatë do të zgjasë kjo”, ka shkruar klubi.

Welbeck pësoi lëndimin e rëndë javën e shkuar në përballjen me Sportingun në Ligën e Evropës.