Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali në raundin e katërt të Kupës EFL

Arsenali ka kaluar në raundin e katërt të Kupës EFL, falë një goli të shënuar nga Reiss Nelson.

Nelson realizoi në minutën e tetë të ndeshjes që Arsenali e fitoi në udhëtim te Brentfordi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha, ishte në bankën rezervë te skuadra vendëse.

Tek Arsenali në formacionin titullar u kthye portieri Aaron Ramsdale, që u shqua me disa pritje në pjesën e dytë.

Arsenali mbetet pa disfatë në tetë ndeshjet e para të këtij sezoni.