Futboll

Arsenali vazhdon garën në Kupën FA

Arsenal

Foto: Associated Press

Fitore 4:0 ka shënuar Arsenali të dielën ndaj Wiganit për të bërë vend në një të tetën e finales në Kupën FA.

Noni Madueke shënoi golin e parë në minutën e 11-të.

Golin e dytë e realizoi Gabriel Martinelli në minutën e 19-të, kurse Jack Hunt shënoi autogol për rezultatin 3:0.

Gabriel Jesus në minutë ne 27-të shënoi golin e katërt për ekipin e drejtuar nga Mikel Arteta.