Arsenali është futur në garë për transferimin e sulmuesit belg të Napolit, Dries Mertens, bën të ditur “Calciomercato” të dielën.
Mertens 32-vjeçar po i afrohet fundit të kontratës së tij me Napolin. Ai do të jetë lojtar i lirë në verën e vitit të ardhshëm.
Për Mertensin po interesohen edhe dy skuadrat gjermane, Borussia Dortmund e Bayern Muenchen.
Mertens këtë stinor ka shënuar katër gola dhe asistuar tre të tjerë.
Në radhët e Napolit gjendet që nga vera e vitit 2013, kur u transferua nga PSV-ja për 9.5 milionë euro. Karrierën e kishte nisur te të rinjtë e Anderlechtit. Ai me Belgjikën ka 90 ndeshje, ndërsa ka shënuar 18 gola.
Artikuj të ngjashëm