Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali në garë për Hermoson

Pas Bayernit, edhe Arsenali është futur në garë për shërbimet e mbrojtësit të Espanyolit, Mario Hermoso shkruan të enjten "Diario AS".

Hermoso 23-vjeçar, këtë edicion ka patur paraqitje të mira në La Liga dhe te Arsenali shihet si përforcim i duhur për mbrojtjen, transmeton Koha Ditore.

Ai ka një klauzolë lirimi prej 40 milionë eurosh, të cilën Arsenali është i gatshëm ta paguajë. Hermoso edicionin e fundit, ka patur 35 ndeshje dhe tri gola në të gjitha garat për Real Espanyolin.

Ai është produkt i akademisë së Real Madridit kurse te Espanyoli është transferuar në vitin 2017 për 400 mijë euro.

Hermoso ka kontratë me Espanyolin deri në verën e vitit 2020. Ai në fund të vitit të shkuar ka debutuar me Përfaqësuesen e Spanjës dhe deri më tani ka dy paraqitje.

Artikuj të ngjashëm