Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali në finale të FA Cup

Arsenali ka eliminuar Manchester Cityn për të siguruar finalen e madhe të FA Cup.

“Topçinjtë” fituan 2 me 1 pas lojës shtesë, pasi pjesa e rregullt u mbyll baras 1 me 1.

City kaloi i pari në epërsi përmes Sergio Agueros, ndërsa Nacho Monreal barazoi gjithçka brenda kohës së rregullt.

Në vazhdime, në minutën e 101-të kiliani Alexis Sanchez shënoi pas një tollovie për t’i dhënë golin e fitores dhe të kualifikimit Arsenalit.

Në takim i plotë ishte Granit Xhaka i cili u ndëshkua me të verdhë, ndërsa futbollisti tjetër shqiptar Shkodran Mustafi mungoi për shkak të lëndimit.

Finalja e madhe e FA Cup mes Arsenalit dhe rivalit Chelsea zhvillohet më 27 maj në Wembley.

Artikuj të ngjashëm