Arsenali ka fituar edhe ndeshjen e dytë në Grupin H të Ligës së Evropës.
Pas fitores ndaj Kolnit, “Topçinjtë” mposhtën BATE Borisovin si mysafir me rezultat 2 me 4.
Theo Walcott realizoi dy golat e parë në ndeshje, para se Holding të trefishonte epërsinë e Arsenalit në minutën e 25-të. Tre minuta pas tij Ivanic ngushtoi reuzltatin në 1 me 3.
Në pjesën e dytë, Olivier Giroud kompletoi “pokerin” e Arsenalit duke shënuar nga penaltia në minutën e 49-të. Ky ishte goli i 100-të i francezit për skuadrën londineze.
Golin e fundit e shënoi Gordejchuk në minutën e 67-të.
Arsenali tani udhëheq në Grupin H me 6 pikë, dy më shumë se Ylli i Kuq i Beogradit, që mposhti 1 me 0 Kolnin në Gjermani. BATE ka vetëm një pikë, ndërsa Kolni është pa pikë.