Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali fiton minimalisht në Serbi

Arsenali ka arritur të fitojë 0 me 1 në xhiron e tretë të Grupit H në Ligën e Evropës ndaj Yllit të Kuq të Serbisë.

Olivier Giroud shënoi golin e vetëm në minutën e 85-të.

Me këtë fitore, Arsenali mban bilancin e qindpërqindtë të fitoreve dhe prin në Grupin H. Klubi serb është i dyti me katër pikë, aq sa ka edhe BATE. Kolni është në fund pa pikë.