Arsenali raportohet se ka kthyer vëmendjen për transferimin e anësorit Riyad Mahrez nga Leicester City, pasi londinezëve u është refuzuar oferta prej 30 milionë funteve për Thomas Lemarin e Monacos.
Sipas The Telegraph, Arsenali pas dështimit për transferimin e 23-vjeçarit francez, kanë kthyer vëmendjen kah algjeriani, i cili tashmë ka kërkuar largimin nga “Dhelprat”.
Ky medium britanik raporton se Arsene Wenger ka frikë nga largimi i mundshëm i Alexis Sanchezit shkaku i kontratës dhe dëshiron që të përforcohet para se të merret vendimi përfundimtar për kilianin.
Arsenali deri më tani ka transferuar vetëm Sead Kolashinac, i cili erdhi nga Schalke si lojtar i lirë.