Arsenali e ka bërë lëvizjen e parë në afatin kalimtar të janarit. “Revolveristët” transferuan mbrojtësin tinejxher, Omar Rekik, nga Hertha Berlini. 19-vjeçari do t’i bashkohet fillimisht skuadrës së grupmoshës U-23, teksa e nënshkroi edhe kontratën profesionale me klubin.
Qendërmbrojtësi në akademitë e të rinjve kaloi kohë te Feyenoordi, PSV-ja, Manchester City dhe Marseille. Së fundmi iu bashkua skuadrës gjermane.