Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali kërkon start të furishëm kundër kampionit

Trajneri Unai Emery, që zëvendësoi Arsene Wengerin tek Arsenali, do të ketë një start të vështirë në Premier League, por ai pret të jetë i suksesshëm.

Arsenali ndeshjen e parë të edicionit të ri e luan në shtëpi kundër kampionit në fuqi, Manchester City. Kjo ndeshje zhvillohet të dielën (17:00) dhe është derbi i xhiros së parë, shkruan sot Koha Ditore.

Edicioni 2018/19 për Arsenalin do të jetë i pari pa Wengerin pas më shumë se dy dekadash. Francezi ishte në krye të ekipit prej vitit 1996 deri në qershor.

Ndërkohë, Emery për herë të parë do të jetë trajner në Angli pas aventurave që i pati në Ligue 1 dhe La Liga. Emery nuk do ta ketë të vështirë vetëm xhiron e parë, pasi në xhiron e dytë, Arsenali do të jetë mysafir i ekipit të Chelseat.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)