Arsenali ka shprehur interesim për mesfushorin shqiptar të Levantes, Enis Bardhi.
Madje, sipas mediave spanjolle, londinezët kanë dërguar një ofertë në drejtim të Levantes.
25-vjeçari ka shkëlqyer këtë sezon te Levante, duke ndihmuar skuadrën edhe me katër gola dhe tri asistime.
Sipas mediave spanjolle, Arsenali tashmë ka bërë një ofertë të majme për shqiptarin, i cili luan për Përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut.
Për Bardhin janë të interesuar klubi italian Fiorentina dhe një ekip tjetër nga Bundesliga.