Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali i ofron Wengerit 200 milionë funte për transferime

Arsene Wengeri raportohet se do të mbetet në krye të Arsenalit dhe i janë ofruar 200 milionë funte për transferime gjatë verës.

Qindra fansa e kanë bërë të qartë se dëshirojnë largimin e francezit në fund të këtij sezoni, por mediat britanike raportojnë se klubi përveç që i ka ofruar kontratën e re, dëshirojnë t’i ofrojnë 200 milionë për përforcimin e ekipit.

Sipas The Mirror, klubi do t’ia ofrojë këtë shifër parash, por gjysma e tyre do të sigurohet duke shitur lojtarët e ekipit të parë.

Kjo gazetë raporton se në listën e largimeve janë Mesut Ozil, Jack Wilshere, Olivier Giroud, Alex Oxlade-Chamberlain, Lucas Perez dhe David Ospina.