Arsenali e ka filluar me trofe sezonin e ri.
Skuadra e Arsene Wengerit e mposhti rivalin lokal, Chelsea në finalen e FA Community Shield pas ekzekutimit të penaltive, ndërsa protagonist ishte edhe Granit Xhaka me një asist, raporton Koha.net.
Moses kaoi Chelsean në epërsi në minutën e 46, duke i dhënë epërsinë Chelseat.
Chelsea mbeti me një lojtar më pak në fushë në minutën e 80 kur Pedro u ndëshkua me karton të kuq. Pas dy minutave Arsenali barazoi shifrat përmes Kolasinacit, që shënoi pas asistimit nga Xhaka.
Në penalti Arsenali u tregua më efikas se kampioni anglez.