Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali e nis me fitore sezonin e ri

Foto: Reuters

Arsenali e ka nisur mirë sezonin e ri në Premier Ligë.

“Topçinjtë” arkëtuan pikët e plota në ndeshjen e parë të edicionit 2019/20, duke e mposhtur në udhëtim Newcastle Unitedin, transmeton Koha.net.

Ishte Aubameyang ai që shënoi golin e fitores në minutën e 58 të takimit, pas asistimit të bukur nga Maitland-Niles.

Granit Xhaka ishte titullar në këtë takim, derisa ishte edhe kapiten i ekipit.