Arsenali dhe Liverpooli kanë ndarë pikët në kryendeshjen e xhiros së 19-të në Premier Ligë.
Dy ekipet realizuan nga tre herë duke dhuruar një superndeshje, duke barazuar 3 me 3.
Philippe Coutinho shënoi në minutën e 26-të, ndërsa Mohamed Salah dyfishoi epërsinë për Liverpoolin në minutën e 52-të. Megjithatë kjo epërsi u shua për vetëm gjashtë minuta, pasi Arsenali realizoi tre herë.
Alexis Sanchez shënoi i pari në minutën e 53-të, ndërsa vetëm tre minuta më pas mesfushori shqiptar Granit Xhaka shënoi supergol nga distanca. Dy minuta pas Xhakës shënoi edhe Mesut Ozil për 3 me 2.
Në minutën e 71-të, Liverpooli barazoi përmes Roberto Firminos.
Në tabelë, Liverpooli mbetet i katërti me 35 pikë, ndërsa Arsenali i pesti me një pikë më pak.