Arsenali dhe Chelsea kanë shënuar fitore në xhiron e 18 në Premier Ligë, kundër Newcastle Unitedit, respektivisht Southamptonit.
Të dy ekipet londineze fituan me rezultat të njëjtë, 1-0, raporton Koha.net.
Golin e fitores për Arsenalin e shënoi Mesut Ozil në minutën e 23 me një goditje shumë të bukur, përderisa pikët e plota Chelseat ia siguroi Alonso në minutën e 45+3.
Arsenali tani mban vendin e tretë me 33 pikë, përderisa Chelsea në vendin e tretë ka 38 pikë.
Artikuj të ngjashëm