Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali barazon me Crystal Palacen edhe pse pati epërsi prej dy golash

Arsenali nuk ka arritur të mbrojë epërsinë e krijuar në dhjetë minutat e parë të ndeshjes duke ndarë pikët me Crystal Palacen në xhiron e dhjetë të Premier Ligës.

Ekipet barazuan 2 me 2, me mysafirët që u rikthyen nga disavantazhi prej dy golash.

Sokratis e David Luiz realizuan për Arsenalin në minutat 7 dhe 9. MIlivojeviq dhe Ayew realizuan në minutat 32 dhe 52 për të barazuar rezultatin.

Në këtë ndeshje, kapiteni Granit Xhaka u përplas me tifozët e vet që e fishkëllenin në momentin e largimit të tij.

Në tabelë, Arsenali është i pesti me 16 pikë, katër më pak se Chelsea që mbyll top-katërshen. Crystali është i gjashti me 15 pikë.