Një futbollist me origjinë shqiptare, por me nënshtetësi italiane ka rënë në pranga të policisë se vendit fqinj.
Ai eshtë një lojtar i vjetër i skuadrës italiane Virtus, ndërsa është arrestuar pasi akuzohet për shitje ndeshjesh, shkruan libertas.
Sipas mediave italiane mësohet se hetimi për shqiptarin Armando Aruçi 28-vjeç, është zhvilluar në San Marino.
Hetimi për shitjet e ndeshjeve, kishte nisur muaj më parë dhe është drejtuar nga Simon Luca Morsiani, kreu i Komisariatit.
Futbollisti shqiptar është arrestuar në flagrancë një ditë më parë rreth orës 20:30, nga autoritete italiane ndërsa kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen finale mes La Fiorita dhe Tre Penne.
Artikuj të ngjashëm
-
Lidhja me kompaninë ruse mund t’ia pamundësojë Pirlos drejtimin e Italisë
-
Aston Villa dhe Napoli shprehin interesim për Muçin
-
Ndeshja Shqipëri - Serbi, arrestohen tre persona për shitje të biletave në treg të zi
-
Sandro Tonali po hetohet sërish për baste ilegale, të përfshirë edhe 11 lojtarë të njohur
-
Ylli i dikurshëm i Romës e Interit arrestohet për trafikim droge