Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Armend Abazi, lojtari i javës në Superligën e Kosovës

Armend Abazi është shpallur lojtari i javës së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll. Futbollisti i Drenicës ka fituar 40.2 % të votave të lexuesve të “koha.net”.

Në vendin e dytë është Ermal Krasniqi i Ballkanit me 32.2 %, derisa në vendin e tretë Valmir Veliu i Llapit me 14.3 %.

Në vendin e katërt është Xhevdet Shabani i Malishevës që ka marrë 7.5 % të votave, kurse Stivi Frashëri i Ballkanit është i pesti me 4.8 %.