Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arijanet Muriqi pajiset me pasaportë të Kosovës

Portieri i Manchester Cityt, Arijanet Muriqi është pajisur me pasaportë të Kosovës.

19 vjeçari, që më parë kishte luajtur për U21 të Malit të Zi, ka zgjedhur t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës në futboll, transmeton Koha.net.

Arijanet Muriqi aplikon për pasaportë të Kosovës

Muriqi ka lindur në Zvicër, por ka prejardhje nga Mali i Zi, përkatësisht nga Rozhaja.

Ai pritet që t’i bashkohet në ndeshjet e nëntorit Kosovës.

Image
Artikuj të ngjashëm