Arijanet Muriqi aplikon për pasaportë të Kosovës

Arijanet Muriqi aplikon për pasaportë të Kosovës

12 tetor 2018 14:19

Portieri i Manchester Cityt, Arijanet Muriqi sot ka aplikuar për të marrë pasaportën e Kosovës, që t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Ai sot ka aplikuar për pasaportë në Konsullatën e Kosovës në Zurich të Zvicrës, transmeton Koha.net.

19-vjeçari tani është portier te skuadra e Manchester Cityt.

Muriqi ka lindur në Zvicër, por ka prejardhje nga Mali i Zi, përkatësisht nga Rozhaja. Po ashtu, ka luajtur tri ndeshje për U-21 të Malit të Zi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme