Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arijan Ademi në formë jetësore

Arijan Ademi po luan futbollin e tij më të mirë. Për kohë të gjatë ai ishte i shkëlqyeshëm, ndërsa në periudhën e fundit është “motor” i skuadrës. Ai shtyn skuadrën e Dinamos së Zagrebit para, lufton, futet në shans e madje edhe shënon gola, ka shkruar gazeta e madhe kroate, Veçernji List për mesfushorin shqiptar.

Kalimi nga pozita e mesfushorit defanziv në atë të mesfushorit ofanziv i është përshtatur Ademit.

Kapiteni i Dinamos gjithnjë është shquar për shpirtin luftarak. Por me ndryshim të pozitës në fushë është bërë edhe shënjestër e kundërshtarëve. Në ndeshjen e fundit ndaj Osijekut pranoi një goditje.

“Më parë unë rrihja, tani po më rrahin”, ka thënë Ademi.

Dinamo e Zagrebit të enjten luan ndaj Krasnodarit rus në Ligën e Evropës.

Edhe Hoxha me Dinamo Zagrebin regjistrojnë sukses madhor Futboll 3 muaj më parë Hoxha me Dinamo Zagrebin regjistrojnë sukses madhor

“Kam parë shumë ndeshje të Krasnodarit në Ligën e Kampionëve dhe mund të them se bëhet fjalë për ekip të shkëlqyeshëm. Kanë shumë kualitet individual, është skuadër më e mirë se CSKA Moska. Unë nuk po mendoj për rezultat, po mendoj të avancojmë tutje. Duam të avancojmë në fazën tjetër”, ka theksuar Ademi, që në verë me Maqedoninë e Veriut do të paraqitet në Evropian.

Sipas Ademit, kampionati kroat tashmë ofron shumë ndeshje të nivelit evropian. Ademi e vlerëson edicionin aktual si më të mirin e kampionatit kroat në 15 vjetët e fundit.