Arian Kabashi do ta vazhdojë karrierën me skuadrën e Dalkurdit në rangun e dytë të futbollit suedez, “Superettan”.
Kabashi 24-vjeçar do të jetë pjesë e Dalkurdit deri në fund të vitit.
“Është ndjenjë fantastike të qëndrosh në Dalkurd. Ky është klub i afërt i zemrës sime. Pavarësisht ofertave dhe sugjerimeve të shumta që pata, nuk kisha asnjë dyshim. Mezi pres të dal sërish në fushë para tifozëve të skuadrës”, ka thënë Kabashi për faqen zyrtare të klubit.
Kabashi që luan në qendër të sulmit, vitin e kaluar luajti 26 ndeshje për Dalkurdin dhe shënoi gjashtë gola. Kontribuoi edhe me dhjetë asistime.
Artikuj të ngjashëm