Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Argjentina po pret magjinë e Messit në “Copa America”

Në dhjetë vjetët e fundit Argjentina ka pritur që superylli global, Lionel Messi, ta udhëheqë ekipin e futbollit të vendit drejt një trofeu të madh ndërkombëtar. Por kur Argjentina kishte nevojë për fituesin e pesë "Topave të Artë", Messi dështonte tërësisht. Ai asnjëherë nuk e arriti suksesin e Diego Armando Maradonës, i cili në vitin 1986 udhëhoqi Argjentinën drejt titullit të botës. Në fakt Messi nuk e ka fituar asnjë trofe me Argjentinën.

Messi e ka udhëhequr Argjentinën në katër finale të mëdha, por nuk ka arritur t'i fitojë ato. Bëhet fjalë për Botërorin 2014 dhe tri finale në Copa America - 2007, 2015, 2016. Ai është kritikuar shpesh për shkak se formën që e ka pasur te Barcelona nuk e ka treguar edhe me fanellën e Argjentinës, shkruan sot Koha Ditore.

Dhe tani në prag të ndeshjes gjysmëfinale të Copa America, në të cilën Argjentina do të përballet me Brazilin, argjentinasit thjesht po presin që Messi të shfaqet. Po e presin magjinë e tij në fushë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)