Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Argjentina pa Messin turpërohet nga Spanja

Spanja ka turpëruar Argjentinën duke e mposhtur në miqësore me rezultat 6 me 1.

Në ndeshjen në të cilën argjentinasit luajtën në mungesë të Leo Messit të lënduar, shkëlqeu Isco me hat-trick.

Në listën e golashënuesve u shënuan edhe Diego Costa, Thiago Alcantara dhe Iago Aspas.

Golin e nderit për Argjentinën në këtë ndeshje “nxehje” para Botërorit, e realizoi mbrojtësi Nicolas Otamendi.

Artikuj të ngjashëm