Argjentina është në formë të shkëlqyer përpara Kupës së Botës. Pasi mposhtën në miqësore Emiratet e Bashkuara Arabe të mërkurën me rezultatin 5:0, Argjentina ka konfirmuar formën e shkëlqyer para Kupës së Botës që nis në Katar të dielën.
Argjentina është e pamposhtur për 36 ndeshje radhazi që nga korriku i viti 2019. Është një ndeshje larg për të barazuar rekordin e Italisë prej 37 ndeshjeve pa humbje. Argjentina e udhëhequr nga Lionel Messi vlerësohet favorite për ta fituar Kupën e Botës në Katar.
Argjentina ka përballë Arabinë Saudite në ndeshjen hapëse, ndërsa luan më pas edhe ndaj Meksikës dhe Polonisë në grupin C.
Artikuj të ngjashëm