Argjentina ka marrë goditje një orë para fillimit të finales së Botërorit “Katar 2022” kundër Francës.
Argjentina është detyruar ta zëvendësojë Marcos Acunan me Nicolas Tagliaficon, raporton “Daily Mail”.
Acuna, që mungoi në gjysmëfinale kundër Kroacisë, ishte paraparë të luante në finale.
Mirëpo, seleksionuesi i Argjentinës, Nicolas Scaloni, është detyruar ta bëjë ndërrimin në moment të fundit, dhe ta fusë Tagliaficon në përbërje startuese. Acuna shkaku i lëndimit nuk është në gjendje të luajë.
Finalja nis nga ora 16:00.