Shigjetarja, Ardita Zenullahu, ka mbyllur garat në Lojërat Evropiane Minsk 2019.
Ajo u eliminua nga britanikja favorite, Michaela Bryony Pitman, në 1/32 e finales, me rezultat 6:0.
Ardita deklaroi pas garës se kjo ishte një përvojë e mirë e fituar në Minsk, por që ka shpresuar që sot të ketë paraqitje më të mirë, transmeton kp.
Edhe trajneri Fehmi Bylykbashi, tha se pjesëmarrje në Lojërat Evropiane është një ëndërr, ndërsa Arditës i mungoi përvoja, sidomos sot ndaj britanikës, ku kishte edhe emocione.
Artikuj të ngjashëm