Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ardit Nika zyrtarisht i bashkohet Feronikelit

Feronikeli ka konfirmuar transferimin e portierit Ardit Nika, i cili së fundmi ka qenë pjesë e Prishtinës.

Feronikeli bën të ditur se Nika do të prezantohet të hënë në ambientet e klubit, transmeton Koha.net.

“Talenti i madh nga Drenasi, Ardit Nika nga sot zyrtarisht anëtar i Feronikelit. Portieri perspektiv Ardit Nika, së fundi ka qenë pjesë e FC Prishtinës. Prezantimi bëhet të hënën në ambientet e klubit”, thotë Feronikeli.

Artikuj të ngjashëm