Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arbëria prezanton sulmuesin Anes Hot

Arbëria e ka prezantuar përforcimin e katërt në afatin dimëror.

Klubi nga Dobraja e Madhe e Lipjanit ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me futbollistin boshnjak me prejardhje shqiptare, Anes Hot.

Arbëria i ka uruar mirëseardhje 25-vjeçarit, i cili së fundmi ishte pjesë e Pelister Bitolas në Maqedoninë e Veriut.

Në fund të dhjetorit, Arbëria ka prezantuar edhe tre lojtarë të tjerë, Aldin Axhoviq, Elmir Lekaj dhe Marclei Cezar – Santos.

 

Mirë se vjen ANES HOT ? I dëshirojm mirë se ardhje në klubin tonë futbollistit Anes Hot, boshnjakut me prejaedhje...

Posted by KF Arbëria- Official on Sunday, January 3, 2021

 

Artikuj të ngjashëm