Ashtu edhe siç pritej, skuadra e Arbërisë ka arritur pikët e plota kundër skuadrës së Llapit. Llapi që ditë më parë e fitoi Kupën e Kosovës dhe daljen në Evropë, të dielën në kuadër të xhiros së 35-të u mposht si mysafir i Arbërisë me rezultatin 3:2.
Me këto pikë të plota të marra, të udhëhequrit e trajnerit Arbnor Morina mbeten në zonën e barazhit me 40 pikë, ndërsa Llapi ka 42 pikë në vendin e pestë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë xhiron e 36 dhe të fundit për këtë edicion në elitën e futbollit kosovar, Arbëria udhëton te Drita në Gjilan, kurse Llapi e pret Feronikelin.