Ndonëse të dielën është luajtur derbi mes Dritës e Gjilanit, lojtar i xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll është shpallur Arbër Pira i Malishevës.
Pira është më i miri sipas votuesve në “koha.net”. Pira ka marrë gati gjysmën e 1500 votave në portalin koha.net.
Redaksia e sportit e KOHËS, në konkurrencë ka futur dy lojtarë të Gjilanit që fitoi derbin. Pos Gerhard Prognit e Enea Koliqit të Gjilanit në konkurrencë ishin edhe Kreshnik Uka i Drenicës dhe Mendurim Hoti i Prishtinës.
Por lexuesit kanë vendosur për Pirën, që kishte ndeshje të mirë ndaj Ballkanit. Mbrojtësi i krahut mori 46.4 për qind të votave.