Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Araujo e Guendogan pritet të mungojnë ndaj Bilbaos

Ronald Araujo dhe Ilkay Guendogan mund t’i mungojnë Barcelonës për ndeshjen kundër Athletic Bilbaos, që zhvillohet në fundjavë.

Barcelona të dielën nga ora 21:00 do të jetë nikoqire e Bilbaos në ndeshjen e xhiros së 10-të të La Ligas. Trajneri Xavi Hernandez po i vazhdon përgatitjet me ekipin e tij, që është goditur nga lëndimet e shumta së fundmi.

Araujo dhe Guendogan nuk kanë stërvitur të premten në qendrën stërvitore “Ciutat Esportiva”.

Guendogan ishte kapiten i Gjermanisë në ndeshjet miqësore të tetorit kundër SHBA-së dhe Meksikës, ndërsa Araujo ishte titullar tek Uruguai në ndeshjet kundër Kolumbisë dhe Brazilit.

Artikuj të ngjashëm