Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Anulohet ndeshja Serbi - Kosovë

Qeveria e Serbisë ka ndaluar zhvillimin e ndeshjes së reprezentacionit të hendbollisteve të reja të Kosovës me atë të Serbisë të paraparë për sot me fillim në orën 16:00, njofton jo zyrtarisht agjencia serbe e lajmeve b92, transmeton Koha.net.

Tifozët e Cervena Zvezdës me këngë fyese para ndeshjes Serbi – Kosovë në hendboll

Ndalmi i ndeshjes vjen për shkak të tensioneve të mëdha të krijuara para fillimit të ndeshjes.

Tifozë të shumtë të Cërvena Zvezdës janë të pranishëm para qendrës në të cilën do të zhvillohej përballja.

Përreth kësaj qendre janë 1800 policë të angazhuar për sigurinë e hendbollisteve të Kosovës.