Ylli i NBA-së, Giannis Antetokounmpo, ishte i pandalshëm të premten mbrëma. Ai realizoi 27 pikë, 11 kërcime e gjashtë asistime për ta udhëhequr Greqinë drejt fitores ndaj Kroacisë me shifrat 89:85. Ndeshja e grupit C të Eurobasketit është luajtur në Assago të Italisë.
Greqia dallimin e madh e ka bërë në pjesën e parë.
Tyler Dorsey kontribuoi me 27 pikë e pesë kërcime për Greqinë.
Te Kroacia më i miri ishte amerikani Jaleen Devon Smith. Ai ndeshjen e përfundoi me 23 pikë, pesë kërcime e katër asistime. Bojan Bogdanoviq i shënoi 19 pikë, ndërsa i kishte edhe shtatë kërcime.
Kroacinë e drejton ish-selektori i Kosovës dhe trajneri i Prishtinës, Damir Mulaomeroviq.
GIANNIS ANTETOKOUNMPO GOING CRAZY ON BOTH ENDS ???#EuroBasket x @HellenicBF x @EuroBasket pic.twitter.com/29ARuotL2V
— FIBA (@FIBA) September 2, 2022