Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Anguissa vazhdon kontratën me Napolin

Andre Zambo Anguissa ka vazhduar kontratën me Napolin. Ish-mesfushori i Fulhamit ka vazhduar kontratën deri në vitin 2025, ndërsa ka përfshirë opsionin e vazhdimit edhe për dy vjet tjerë.

Napoli në vitin 2021 bleu kartonin e tij nga Fulhami për rreth 15 milionë euro. 26-vjeçari ka shënuar tre gola në 47 paraqitje me Napolin. Ai po ashtu ka edhe shtatë asistime.