Anglia ka pësuar humbjen e radhës në Ligën A të Kombeve. Ajo u mposht nga Belgjika me rezultat 2-0.
Golat për belgët i shënoi Youri Tielemans në minutën e 10-të të ndeshjes dhe Dries Mertens, në të 24-ën.
Pas kësaj fitoreje, Belgjika radhitet e para në Grupin 2, me 12 pikë ndërsa Anglia është në vendin e tretë, me shtatë sosh.
Me këtë fitore, Belgjika ia ka shuar gjasat Anglisë që të kualifikohet për në finalet e Ligës së Kombeve. Pos Belgjikës, në këtë grup ka lëvizur tutje edhe Danimarka, e cila renditet e dyta në tabelë.