Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Anglia paralajmëron “finale të frikshme” për të enjten

Afati për transferimin e futbollistëve në Premier League do të mbyllet të enjten, në bazë të marrëveshjes që ishte arritur më herët, me pëlqimin e klubeve.

Dhe atë ditë (9 gusht) pritet një stuhi e vonuar e lëvizjeve, pasi një ditë më vonë nis edicioni i ri në Premier League me ndeshjen ndërmjet Manchester Unitedit e Leicesterit, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Ekipet elitare të Anglisë kanë votuar vitin e shkuar që afati kalimtar i verës të përfundojë 24 orë para fillimit të edicionit të ri. Në të shkuarën, afati i verës për Premier League mbyllej më 31 gusht, rregull që vlen ende në shumicën e ligave evropiane.

Deri më tash, në Premier League nuk janë bërë lëvizje të mëdha, andaj e enjtja pritet të sjellë shumë lëvizje.

Fakti që ky rregull është prezantuar në vitin e Kampionatit Botëror, ka bërë që klubet të koncentrohen në përforcime vetëm pas përfundimit të këtij turneu më 15 korrik.

Përderisa disa klube kanë lëvizur herët në lidhje me përforcimet, si Liverpooli, të tjerat po përgatiten që goditjet t'i bëjnë gjatë këtyre ditëve. Skuadra e Tottenhamit ende nuk është përforcuar me asnjë lojtar dhe mbetet të shihet nëse do të bëjë ndonjë lëvizje deri të enjten... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)