Skuadrat e Premierligës kishin kërkuar nga Federata e Futbollit Anglez ta ndryshojnë rregulloren e afatit kalimtar, duke e mbyllur atë me të nisur kampionati.
Ky vendim është zbatuar në këtë sezon, ku afati kalimtar i verës për klubet e Premierligës u mbyll më 9 gusht, një ditë para fillimit të sezonit të ri, transmeton KTV.
Por, frika e skuadrave se nga ekipi mund të largohen lojtarë të rëndësishëm dhe nuk do të mund të zëvendësohen, ka bërë që disa skuadra të kërkojnë të rikthehet afati kalimtar siç ishte në të kaluarën.
Kjo kërkesë e disa skuadrave u hodh në votim, ku prej 20 skuadrave pjesëmarrëse, 11 ekipe votuan për ta mbajtur këtë sistem në Premierligë, ndërsa 9 klube votuan për ta rikthyer sistemin e vjetër.