Kombëtarja e Anglisë ka mbajtur konferencën për media para ndeshjes me Shqipërinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Përzgjedhësi Gareth Southagte dhe mbrojtësi Harry Maguire janë shprehur optimistë para ndeshjes me “kuqezinjtë”, duke besuar në fitore.
“E njohim skuadrën e Shqipërisë, ata kanë disa lojtarë kualitativë dhe të rrezikshëm.
Ne jemi përgatitur për këtë takim dhe pres që lojtarët e mi të bëjnë një paraqitje të mirë. Ne kemi një mundësi të mirë të shkëputemi që tani në grup dhe shpresoj ta shfrytëzojmë këtë”, deklaroi Southgate.
Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Maguire, beson se do të arrihet fitorja në takimin ndaj “kuqezinjve”.
“Një futbollist nuk dëshiron asnjëherë të humbasë dhe edhe në këtë takim hyjmë për fitore”, deklaroi Maguire.
Ndeshja Shqipëri – Angli zhvillohet të dielën nga ora 18:00 në stadiumin “Air Albania”.